Ardit Gjebrea: “Kush gazetar foli me mua”?

Ardit Gjebrea ka komentuar dhe ka ndarë opinion e tij në lidhje me intervistën e realizuar në burg me Marjan Rrokun. Por vetë Gjebrea nëpërmjet një statusi në facebook i ka hedhur poshtë të gjitha lajmet ku mendohet se vetë ai ka shpjeguar pse e ka realizuar atë intervistë.

I revoltuar moderator është shprehur se kush gazetar apo gazetë ka marrë prononcim nga ai, pasi që vetë Arditi nuk e ka dhënë një të tillë. “Kush nga gazetat ka marrë një prononcim timin që ende nuk e kam bërë? Cili apo cila gazetare më ka marrë një mendim në lidhje me 24 orë me…?”, ka shkruar Gjebrea në facebook.
Më tej ai ka shtuar se: “Jam kureshtar të di një emër që të firmosë atë çka unë i paskam thënë!”. Për të sqaruar arsyen e realizimit të asaj interviste, Gjebrea ka kërkuar kohë që të ulet dhe të jap me qetësi opinion e tij. “Nejse, më jepni kohë që të mos shkruaj në këmbë, por të ulem e me qetësi të jap opinionin tim. Nesër më keni këtu, puna vazhdon”.

R.Sh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas katër ditë heshtje flet Ardit Gjebrea

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?