Ardit Gjebrea: Të vendosen kamera në çdo kopsht

Videoja e publikuar në emisionin “Stop” në TV Klan, ku fëmijët e një kopshti privat dhunoheshin nga administratorja ka sjellë një stuhi reagimesh në opinionin publik. Prezantuesi Ardit Gjebrea shprehet se duhen vendosur kamera në çdo kopsht dhe çerdhe për të shmangur çdo incident të tillë në të ardhmen.

Mesazh i plotë në Facebook:

“Të paguash një kopësht privat, për të të rrahur femijën 3 vjeç?

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ajo “kolege” edukatore që qëndron aty sikur nuk po ndodh gjë, a thua te jete vallë e verbër, memece dhe shurdhe?

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas asaj që pashë, më lindi natyrshëm pyetja: A duhen vendosur kamera në çerdhe e kopshte?

Nëse do ishte në dorën time, në çdo çerdhe apo kopësht publik do vendosja kamera, dhe çdo biznes privat të këtij lloji do ta detyroja t’i vendosnin, ndryshe – drynin. Çdo prind duhet të ketë akses të kontrollojë fëmijën e tij në kohë reale.

Këto raste duhet të shërbejnë për reflektim te thellë dhe marrje masash urgjente.

Jam i prirur të besoj se çdo person dhe institucion përgjegjës do reagojë!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?