Argita Malltezi në krye të PD-së? Deputeti demokrat, Luan Baçi: Do të jetë një drejtuese e mirë!

Tashmë pa imunitet, por edhe ashpërsimi i masës së sigurisë për Sali Berishën sipas deputetit Luan Baçi nuk do të jetë pengesë. Ai komenton edhe zërat se me arrestimin e Berishës do të vijë koha që do të jetë e bija Argita Malltezi si drejtues e kësaj force politike.

Deputeti demokrat shtoi se “Ne jemi në mosbindje civile, ne jemi në protesta. Kemi rreth dy muaj në parlament që protestojmë. Izolimi i Berishës ka për t’u kthyer në bumerang sepse çdo deputet e çdo drejtues strukture do jetë një Sali Berishë nga sot e tutje.

Çdo individ ka të gjithë të drejtën e tij të jetë pjesë e garave. Për zonjën Malltezi nuk kam droje që ta them për mua është një figurë shumë e mirë. Madje do thoja një gjetje e duhur që të jetë pjesë e PD në drejtimin e saj.

Por ne e kemi kryetarin e PD, ai është Berisha. Ai vazhdon ta drejtojë dhe do vazhdojë ta drejtojë PD. Izolimi i zotit Berisha me çfarëdolloj mase s’ka për tu kthyer në pengesë, por do kthehet në bumerang. Është gabim i madh nëse mendojnë se do shuajnë opozitën”, shtoi Baçi.

Sidoqoftë duket se Argita Malltezi po përgatitet nga pak e përditë të marrë PD e Berishës. Më mirë e bija se do të jetë aktive për të lëvizur e drejtuar demokratët kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ndërkohë në frontin demokrat kemi këto parti: PD e Berishës, PD e Bashës, Agron Shehaj me partinë e tij dhe nuk është çudi edhe Gazment Bardhi me një parti tjetër demokratike.

Opozita ndodhet më e përçarë se asnjë herë tjetër në histori, pavarësisht asaj që deklaroi sot Berisha se “jemi me të fortë se kurrë”.

SHKARKO APP