Arian Çani në Top Story: Me 6 dhjetor të dalin të gjithë në protestë! Nazarko: Presion i Berishës mbi Apelin
Në emisionin Top Story në TCH u debatua në lidhje me protestën e 6 dhjetorit. Gazetari dhe analisti i njohur Arian Çani i ftuar në studio argumentoi se duhet të dalin të gjithë njerëzit me 6 dhjetor.
Nuk ka asnjë të keqe, theksoi Çani, që të dalin qytetarët sepse ajo që akuzon kryeministri se gjoja po prishin Samitin e BE në Tiranë, duke punuar për Rusinë e Putinit, nuk është e saktë pasi kemi parë Samite nëpër botë ku dalin mijëra njerëz në protesta. Bile janë edhe të dhunshme. Mos harroni se atë ditë, nënvizoi Çani, do të jenë dhjetra stacione televizive nga bota. Mësohet se do të vijnë afro 1 mijë gazetarë të huaj.
Me tej Arian Çani shtoi se me shumë kaq frikë se mos ndërhyjnë te Berisha duke iu lutur të mos bëjnë atë protestë dhe kjo do të ishte e keqe. Pas kësaj ndërhyrje të Arian Çanit doli Flamur Noka, deputet i PD. Ai tha se protesta do të mbahet dhe do të ketë mijëra veta sepse duam ti tregojmë BE se çfarë regjimi po mbështesin.
Ndërkohë analisti Mentor Nazarko theksoi se kjo është një protestë-shantazh për të marrë vendimin e gjykatës së Apelit.