Arjon Sulo: Më 11 maj zgjedhje edhe për Bashkinë e Tiranës

Analisti Arjon Sulo thotë se në 11 maj, veç zgjedhjeve të përgjithshme, pritet të ketë edhe zgjedhje për Bashkinë e Tiranës. Ai shtoi gjithashtu se kryebashkiaku Erion Veliaj e parashikoi arrestimin e tij, pasi kishte thënë më parë se nuk do të ishte pjesë e zgjedhjeve të 11 majit.

”Si Veliaj, si Rama, e kanë ditur shumë mirë se çfarë po ndodhte. Kjo quhet minimizimi i kostos. Pra menaxhimi i krizës me sa më pak dëme. Sepse të dy e kanë ditur. Të dy e kanë ditur shumë mirë që do të ndodhte, sepse te Bashkia e Tiranës opozita do të rriste presionin.

Kemi për të pasur zgjedhje në 11 maj. Veliaj e thotë shumë qartë aty ‘s’do jem në këto zgjedhje’. E parashikon vetë fatin e tij, domethënë maj, qershor, pra gjithë vera.

Që zgjedhjet e 11 majit, do të ketë edhe zgjedhje për Bashkinë e Tiranës. Ky skenar ka një vit që flitet në Tiranë. Janë parë të gjitha variantet”, tha Sulo në ”A2cnn”.

SHKARKO APP