Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arkitekti ”shuplakë” ministres së Kulturës

Aktualitet E enjte, 31 Tetor 2019 17:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Arkitekti Maks Velo ka replikuar me Ministren e kulturës, Elva Margariti, për ndërhyrjet që po bëhen në veprat e arkitekturës në vend, pa pyetur edhe pa vlerësuar autorët e veprave. Velo edhe Margatiti ishin pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Mjeshtër i Arkitekturës” për arkitektin Petraq Kolevica në ArTurbina. Pas premtimit të ministres Elva Margariti se vitin që vjen do të nisë dokumentimin e memories kolektive në arkitekturë, Velo e quajti situatën ku gjenden arkitektët, jo vetëm një shkelje të së drejtës së autorit, por edhe nëpërkëmbje edhe një shkelje dinjiteti

“Ne jemi brezi që kemi detyrimin moral, që të bëjmë një dokumentim. Mendoj që vitin tjetër Ministria e Kulturës të ketë një kolanë të dedikuar për mjeshtrat e arkitekturës, që në një farë mënyre nuk janë përfshirë në shumë botime. Një seri monografish, të paqtë”, thotë Margariti. Maks Velo teksa ritheksoi se nuk është hera e parë, që i ka thënë ministres së Kulturës për masakrat që po bëhen në arkitekturë, ndali fillimisht tek tjetërsimi i bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë, që edhe pse Petraq Kolevica është autori i saj, nuk është pyetur për të për të risjellë në kujtesë vlerësimin që po u bëhet edhe arkitektëve të tjerë në vend.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Masakra që i ka bërë bibliotekës në Korçë arkitekti gjerman është e paimagjinueshme. Me ç’të drejt ai njeri ndërron fasadat, hyrjet, volumet. Çfarë është ky riformulim? Të gjitha riformulimet kanë ndryshuar? Ja ku e keni Piramidën. Ja ku e keni Pallatin e Kongreseve. Në Pallatin e Kongreseve nuk është bërë asnjë riformulim edhe funksionon perfekt. Piramidën e shkatërrojnë vetëm për të vjellur para, të tjerat janë gënjeshtra”, thotë Velo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Maks Velo i sugjeron ministres, që t’u vlerësojnë njëherë veprën e autorëve, edhe pastaj të mendojnë për të ndarë çmime për ta. “Nuk mund të shkelet me këmbë kështu dinjiteti. Për çfarë vlerësimesh flisni ju për arkitektët, kur e merrni veprën edhe e ricikloni, e riformuloni. Me ç’të drejtë? A themi ne zonja ministre që në të drejtën e autorit futet edhe arkitekti? Për të bërë burg arkitekti duhet të shkojë. Për të riformuluar paratë i marrin të tjerët. Me ç’të drejtë? Përse nuk thirret arkitekti? Është e kot, politika e sotme është kaq agresive, kaq e pamëshirshme, kaq dritëshkurtër, kaq injorante, saqë po e dëmton në themel arkitekturën. Nuk e ke këtë gjë në asnjë vend të botës. A mund të më thuash në Paris një godinë që e riformuluan? Më thuaj një? Çdo godinë pastrohet edhe rigjenerohet që të qëndrojë. Janë gjërat skandaloze. Nuk mjaftojnë vetëm çmimet për arkitektët, edhe pastaj nga pas kurrizit t’ja shkatërroni veprat. Në radhë të parë duhet të shohin veprat, veprat janë çmimi më i madh. Edhe nga veprat dalin edhe çmimet e tjerë”. /Shqiptarja.com/

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 21 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 37 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

Arkitekti Maks VeloElva Margariti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 21 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 25 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 26 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 33 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.