Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:18 Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arkivi/Edi Rama shkruan në KOHA JONE me 16 janar 1993: Në Shqipëri ka nisur vallja marramendëse e mediokërve të socializmit

35 vite KOHA JONË E martë, 29 Shtator 2020 19:50
Arkivi/Edi Rama shkruan në KOHA JONE me 16 janar 1993: Në Shqipëri ka nisur vallja marramendëse e mediokërve të socializmit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Edi Rama-

Më duket sikur këta mediokër dalin përnatë me qindra nga ato vrimat e hapura të ujërave të zeza që i gjen në çdo rrugë të Tiranës. Është një tragjedi që fati  ynë po varet para popullit si realizuesit e Reformës.  Kjo korparmatë nuk është absolutisht ajo që do ta realizojë reformën, por ajo që do të varrosë shpresat e popullit te reforma. Sidoqoftë, çka më çudit është se nga një anë luftohen me një agresivitet patologjik plot politikanë e intelektualë të rinj, relativisht të rinj në moshë, nën pretekstin se janë të lidhur me regjimin e kaluar dhe nga ana tjetër emërohen Ministra, drejtorë drejtorish, drejtorë fakultetesh të lidhura me dhjetëra fije me regjimin e kaluar prej më shumë se çerek shekulli. Është fare e qartë se regjimi i ri preferon injorantin besnik, të cilit i beson deri edhe drejtimin e institucioneve të rëndësishme përpara intelektualit rebel, të cilin e denigron në mënyrë të turpshme. Megjithatë, nëse mund ta kuptoj deri diku, gjithë sipas kësaj logjike të mbrapshtë, pse i jepet Ylli Vejsiut karrigia e Ministrit, pasi në fund të fundit ishte një partizan besnik që duhej shpërblyer, nuk mund të kuptoj më kur shoh Agim Zajmin, dekan të arteve figurative, sepse tek e fundit s’ka as për çfarë të shpërblehet, në mos për vënien në jetë të porosive të Plenumit IV gjatë 12 vjetëve të qëndrimit të tij si shef katedre në shkollën që stërviste ushtarët piktorë të partisë (së punës).  Ka kohë që kam krijuar bindjen se kriza që po kalon Shqipëria nuk i dedikohet luftës së demokratëve me socialistët, pasi të dy palët janë pjellë e të njëjtit mentalitet, por hendekut gjithnjë e më të madh midis brezave. Në këtë kontekst kam vënë re se sa më të vjetër në moshë janë ata që merren me politikë aq më agresivë dhe më të përbetuar janë ata për demokracinë, gjithmonë sipas kuptimit të tyre për të, ndërsa në të kundërt sa më të rinj në moshë aq më të logjikshëm dhe tolerantë. Kësisoj kam hequr dorë nga polemika me gjyshërit dhe baballarët e kombit, të cilët sa më shumë kërkon t’i bindësh aq më tolerantë bëhen dhe lus Zotin që të bëjnë sa më pak dëme qoftë e mundur, pasi jam i sigurt se ç’kanë për të bërë do ta bëjnë dhe askush nuk i pengon dot, ashtu siç jam i sigurt se ajo që do të bëjnë do të jetë një karikaturë e shtetit demokratik. Me autoritetin që krijoi në sytë e popullit, Sali Berisha pati një rast fatlum që do të hynte në histori duke ia besuar krejt qeverinë dhe administratën e re të rinjve, fare të rinjve, atyre që mund ta sakrifikonin të sotmen për të nesërmen dhe që nuk kanë asnjë kompleks prej fitimtari apo të munduri, por ja që edhe sot e gjithë ditën duhet të rrimë e të dëgjojmë si zihen ballistët me komunistët për të marrë autorësinë e betejës në Qafën e Parlamentit duke rrahur gjoksin për të vetmin gjerman që u vra në Tendën e Qypit apo për nxjerrjen e logjikës jashtë dyerve të tempullit të demokracisë.

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 22 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore

Për sa i takon  Agim Zajmit, ai s’është gjë tjetër veçse një shembull elokuent i gjithë sa thashë më lart e për të mos e zgjatur më se nuk ia vlen të harxhosh shumë fjalë sot kur fjala përbuzet më shumë se kurrë dhe përdoret nga lloj-lloj oratorësh dhe grafomanësh injorantë, po e mbyll duke thënë se nëse ish-dekani Thoma Thomai, sot e gjithë ditën e thërras në studio për t’i marrë mend për krijimtarinë time, dekanin që i zuri vendin me një vendim arbitrar e që sot e kam epror, mund ta pranoja si student timin në kursin e parë ku jap mësim vetëm po të më fuste të gjithë miqtë që kam, ndërsa provimin e historisë së artit të shekullin të 20 nuk do t’ia jepja edhe sikur të arrinte të fuste mik Presidentin e Republikës./Edi Rama/

( Botuar me 16 janar 1993)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 6 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 13 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 16 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 21 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.