Arkivi i Shtetit tani online, ja si t’i kërkoni pronat tuaja vetëm me një klik

Prezantohet faqja e re e web-it të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.  Pas 68 vitesh jetë, arkivi i dokumenteve historike të Shqipërisë ofron shërbim on-line.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi revolucionin më të madh të rrjetit Arkivor Kombëtar në këto 27-vjet: aplikacionin on-line për studiuesit që dëshirojnë të studiojnë në Arkivin Qëndror Shtetëror me një inventar prej 2 milion titujsh, rezultat i deritanishëm i projektit të digjitalizimit të fondit të AQSH.

I gjithë ky proces është pjesë e axhendës digjitale 2015-2020, e cila ka dhe në thelb rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Në këtë prezantim ishte e pranishme Ministria e Kulturës znj. Mirela Kumbaro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Dr. Ardit Bido, shprehu kënaqësinë të prezantojë këtë revolucion, përsa i përket shërbimit në Arkivin Qendror Shtetëror, dy aplikacione të cilat mundësojnë digjitalizimin e plotë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Së pari, ne prezantojmë katalogun on-line me 2 milion tituj dosjesh, të cilat mund të aksesohen lirisht nga kushdo për të marrë informacionin historik që i nevojitet çdo studiuesi për të studiuar në sallën e studimit.

Së dyti, një aplikacion me anë të të cilit mundësohet që të paracaktohet vizita në sallën e studimit, dosjen që dëshiron një studiues që të shohi dhe me garancinë e plotë që do ta gjejë dosjen mbi tavolinë kur të vijë për të studiuar” – tha ai.

Ky shërbim ka nevojë për një regjistrim që qytetari mund ta bëjë edhe nga shtëpia vetëm duke futur të dhënat personale.

Znj. Kumbaro përgëzoi z. Bido dhe Arkivin e Shtetit për këtë risi, “Urime Arkivit për këtë instrument të ri që futi dhe që përmirësoi shërbimin për qytetarët”, tha ajo. Znj. Kumbaro u regjistrua si studiuesja e parë në aplikacionin e ri.

Linkun e aplikacioneve e gjeni në: http://new.albarchive.gov.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?