FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arkivoli në protestë, deputetja e PS: Kemi sinjale për një dialog mes qeverisë dhe protestuesve

Deputetja e PS, Romina Kuko thotë se pamjet e protestës të së shtunës me arkivolë dhe tortë betoni, të kthejnë në një kohë që në Shqipëri nuk ekzistojnë më. ”Unë mendoj që protesta e ka ndarë vetë se cila është ajo pjesë legjitime që ka kërkesa të drejta dhe ajo që të çon në akte dhune.

Nuk është fare e vështirë t’i dallosh ata që duhet të kthejnë remishencat e një kohe që nuk ekziston më. Kushdo që distancohet nga pamjet si ato të shtatorit të 1998-ës në kujtesën e njerëzve, është në nderin e tyre. Shqipëria është një vend që ka vuajtur nga dhuna politike dhe ndaj nuk është vendi për të bërë teatër”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Kuko nënvizoi se ka një sinjal të mundëshëm për një dialog mes qeverisë dhe protestuesve. “Ne e dimë shumë mirë që të kesh protestues në shesh është shenjë demokracie, dhe këtë e shohim në çdo vend të Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ne duhet ta ndajmë një protestë legjimitime dhe një protestë me aktorë që duan që ta marrin peng atë. Kjo protestë ka krijuar një konflikt social dhe për këtë duhet të jemi koishent. Tani duhet të ndajmë pjesën e zhurmës dhe ata që duan një zgjidhje reale. Mendoj se jemi në rrugën e duhur për një urë komunikimi mes qeverisë dhe protestuesve”, përfundoi Kuko.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?