Armand Duka nuk pranoi t’i merrte të birin tek Kombëtarja, Selmani i shkoi në banesë me 6 të tjerë duke e kërcenuar…
Pesë persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se kërcënuan me SMS, për shkak të detyrës presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Një prej të arrestuarve është Nazmi Selmani, president i klubit të futbollit, “Iliria”. Nazmi Selmani i ka kërkuar Dukës, që të marrë në Kombëtaren Shqiptare një prej djemve të tij dhe ai nuk ka pranuar.
Si pasojë, 7 personat janë drejtuar drejt banesës së tij. Ata e kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe më pas i kanë shkuar në banesë.
Në pranga janë vënë edhe Redian Loci, Petrit Selmani, Brajan Selmani dhe Santiago Selmani, të gjithë banues në Krujë. Të proceduar penalisht janë A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 22:30 i kanë shkuar te banesa dhe e kanë kërcenuar.
Në mesazh, Nazmi Selmani, i shkruan kreut të qeverisë së futbollit: “Të pyesë bashkëshorten dhe femijët, a i ka bërë të qajnë”.
“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…“, shkruan ai.
Armando Duka ka bërë denoncim në polici dhe janë arrestuar. Pritet prokuroria të vendosë për masën ndaj tyre. Dhe me pas gjykata. Një prej mesazheve kërcenuese ishte se kujdes gruan dhe fëmijët.
Në foto: Petrit Selmani i arrestuar