Armando Prenga i rikthehet Kuvendit, merr pjesë në komision

Tre ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila ndryshoi masën e sigurisë me detyrim me paraqitje, deputeti socialist Armando Prenga sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Sigurisë.

Kujtojmë sakaq, që pas daljes nga gjykata më 19 shkurt, avokati Maksim Haxhia tha se me ndryshimin e masës së sigurisë, Prenga është i lirë të shkojë në parlament.

“Unë nuk di që të ketë ndonjë vendim të komisionit të mandateve që është hequr mandati i zotit Prenga, kështu që ai është një deputet si gjithë të tjerët dhe do ta ushtrojë të drejtën e tij për të marrë pjesë në Parlament”, ka pohuar ai.

Deputeti Armando Prenga akuzohet nga prokuroria per tre akuza armëmbajtje pa leje, plagosje e lehtë dhe kanosje për jetën.

Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi në 8 shtator ne qytetin e Laçit ku Prenga u përfshi në një konflikt me familjen Çali nga Patoku, për Lagunën e Patokut.

SHKARKO APP