FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Armë, drogë, dokumente të falsifikuara/ Arrestohen në Tiranë burrë dhe grua

Policia e Tiranës finalizon një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Operacioni i koduar “Autostrada”, u zhvillua nga forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në policinë e kryeqytetit dhe për pasojë një çift bashkëshortësh përfunduan në pranga.

Sipas asaj që njofton Policia, janë sekuestruar 2 armë zjarri pushkë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, një sasi fishekësh, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe kanabis dhe 1 automjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas asaj që mëson Ora News nga burime policore, të arrestuarit janë shtetasit Ermal Roçi., 36 vjeç  dhe Nertila Roçi (P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në banesën e këtyre  shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis“, njofton Policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?