Arqipeshkvi Angelo Massafra reagon ndaj deklaratës së Dom Vlash Palaj për pankartën e Krishtlindjes

xr:d:DAFQ_ETfXJE:27,j:39990042091,t:22110414

Pas disa kritikave të publikuara në media, Arqipeshkvia e Shkodër-Pult ka dalë me një deklaratë të qartë për të sqaruar keqkuptimet dhe për të distancuar veten nga një postim në media sociale të bërë nga Dom Vlash Palaj, famullitari i Shkodrës. Ky postim kishte të bëjë me vonesën në vendosjen e parullës me mesazhin e urimit për Krishtlindje në qendër të qytetit. Në një komunikim të shkurtër, Arqipeshkvi Massafra ka shprehur keqardhjen e tij për përdorimin e këtij statusi dhe ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë me Bashkinë Shkodër për aktivitete të tjera të rëndësishme, duke propozuar një praktikë të përbashkët për vitet e ardhshme.

ARQIPESHKVIA METROPOLITANE SHKODËR – PULT
Prot. N. 194/2024
Shkodër, 17/12/2024

DEKLARATË

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Ju dhashtë Paqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sapo u zgova në mëngjes, pas Meshës së Shenjtë, lexova në media që “Kisha Katolike” kishte kritikuar Bashkinë Shkodër dhe Kryetarin e saj për vonesën në vendosjen e parullës me mesazhin e urimit për festën e Krishtlindjes në qendër të qytetit.

Së pari ju bëj me dije se Kisha Katolike në Shkodër përfaqësohet nga Shkëlqësia e Tij Imzot Angelo Massafra dhe jo nga Dom Vlash Palaj, famullitari, i cili ka postuar statusin në media sociale, dhe nga asnjë Meshtar tjetër, pa autorizimin e Arqipeshkvit.

Për këtë arsye: Unë distancohem nga kjo mënyrë veprimi.

Së dyti ndjej një keqardhje të thellë për përdorimin e këtij statusi nga media dhe individë të ndryshëm, për qëllimet e tyre personale apo politike.

Fatkeqësisht përdorimi i këtij statusi nga mediat ka krijuar një atmosferë jo të përshtatshme në prag të festës së Krishtlindjes.

Shfrytëzoj rastin të falenderoj publikisht Bashkinë Shkodër për bashkëpunimin e veçantë për organizimin e Luminit të Martirëve të fesë Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigi Paliq.

Dëshiroj t’ju kujtoj gjithashtu, se në vitet e kaluara parullat me urimin për festat, janë prodhuar dhe vendosur nga vetë Komunitetet Fetare, me një leje të posaçme nga Bashkia. Propozoj që nga viti 2025 e në vazhdim të ndiqet e njëjta praktikë.

Të nderuar, lus dhe uroj që kjo deklaratë të shërbejë për të qetësuar situatën, dhe të vlerësojmë festën e Krishtlindjes për të qenë, siç thotë Papa Françesku “Artizanë të paqes”.

Zoti na bekoftë!

Angelo Massafra OFM
Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?