Arratisen grabitësit në Shkodër
Katër personat që kishin hyrë për të grabitur në shtëpinë e biznesmenit Sabah Rrëshketa, kanë mundur t’i shpëtojnë policisë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia e Shkodrës i kishin rrethuar në lagjen “Rus”. Të paktën kështu u njoftua nga drejtues të policisë së Shkodrës. Por besohet se grabitësit janë larguar përpara mbërritjes së FNSH. Mësohet se është ndaluar një person i dyshuar si bashkëpunëtor i grabitësve dhe po punohet për identifikimin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

