Arratisja e Tafilit nga burgu i Drenovës, Prokuroria: 135 vjet burg 9 personave

Në total 135 vjet burg është kërkuar nga Prokuroria e Korçës për katër të dënuar  dhe pesë bashkëpunëtorë të tyre, të cilët tentuan arratisjen e bujshme nga burgu i Drenovës gjatë mujave të fundit të vitit 2013. Admir Tafili, Fran Marashi, dhe Gëzim Guri, prokuroria kërkoi nga 20 vite burg. Për bashkëpunëtorët e tyre, nga 11 vjet deri ne 18 vjet burg. Arratisja nga burgu i Sigurisë së Lartë në Drenovë i Admir Tafilit, Fran Marashit, Gëzim Gurit dhe shokëve të tyre, ngjarje e ndodhur më 23 nëntor të vitit 2013, zgjati vetëm pak orë pas forcat speciale arritën t’i arrestonin sërish ata. 

Të arratisurit janë Admir Bahri Tafili, lindur në 1975, në Shkodër, Fran Pal Marashi, lindur në vitin 1978 në Shkodër, Gëzim Gjergj Guri lindur në vitin 1977, banues në Vaun e Dejës. Gëzim Ndue Toma, lindur ne vitin 1982 në Dibër, Reiz Namik Haxhiraj lindur ne 1971, banues në Selenicë të Vlorës, Eduard Kujtim Lula, lindur në vitin 1982 banues në Përmet, dhe Artur Demir Gora, lindur ne vitin 1969, banues në Pojan të Korçës.

SHKARKO APP