Arratisja e tre shqiptarëve, hetohen detyrat e personelit
Ministria Italiane e Drejtësisë, Departamenti i Administratës së burgjeve dhe zyra e shtypit për marrëdhëniet me jashtë ka shpërndarë një komunikatë shtypi mbi arratisjen e 24 orëve më parë të 3 shtetasve shqiptarë nga burgu i Rebibias në Romë.
Në të thuhet, se po hetohet mbi detyrat e kontrollit të brendshëm të personelit në këtë strukturë si dhe mbi legjitimitetin e transferimit të njërit prej shqiptarëve që më parë kishte tentuar arratisjen nga një tjetër strukturë burgu.
Komunikata
Romë 27 tetor 2016- arrratisje nga Rebibia
Këtë natë në ora 3.15 minuta 3 të burgosur shqiptarë janë arratisur nga struktura e vuajtjes së dënimit Rebibia N.C. “Raffaele Cinotti.
Ata janë BASHO TESI i lindur më 9/9/1981 në Shqipëri, me dënim të përjetshëm; PERE ILIR, lindur më 22/7/1976 në Shqipëri me masë përfundimtare dënimi më vitin 2041; HASANBELLI MIKEL lindur më 9/7/1978 me masë përfundimtare dënimi më 2020. Të tre ndodheshin në repartin G9 të masës së sigurisë mesatare.
Departamenti ka nisur menjëherë hetimet e brendshme për të zbardhur dinamikën e saktë të fakteve. Nga hetimet e para verifikohet se sistemet e alarmit të kombinuar funksiononin.
Janë në fazë përfundimi verifikimet mbi detyrat e kontrollit të sigurisë së brendshme si dhe legjitimiteti i masës së transferimit ndër rajonal të njërit prej të arratisurve, masë kjo e adoptuar nga një funksionar i Organit Shtetëror Administrativ Rajonal.
Një nga të arratisur paraprakisht ndodhej në strukturën e vuajtjes së dënimit në Paola, ku kishte tentuar të arratisej, e ishte transferuar për motive sigurie nga Administrata Qendrore në Viterbo. Prej këtu ai ishte transferuar në Rebibia me urdhër transferimi ndër rajonal.
Grupi investigativ Qendror i Policisë së burgjeve është në kërkim të të arratisurve.
Kreu i këtij Departamenti Santi Consolo ka vizituar institutin e vuajtjes së dënimit në Rebibia./Ora/
Komunikata origjinale

KOHA JONË SONDAZH

