Arrestime për vjedhjen e miliona eurove në Rinas

Policia e Durrësit ka konfirmuar arrestimin e pesë personave në lidhje me grabitjen spektakolare të ndodhur në aeroportin e Rinasit mesditën e së premtes (30 qershor).

Nga grabitja u vodhë rreth 1 milion euro, shumë e papërcaktuar saktësisht.

Ashtu sikurse bëri me dije mbrëmjen e shkuar Prokuroria e Krujës, në pranga kanë përfunduar pesë punonjës të kompanisë së sigurisë “ICTS Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të arrestuarit:

Swiss Digital Mobile Reklama
  • Vangjel Nikolla 56 vjeç,  banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Shërbimeve Aeroportuale, pranë shoqërisë “Tirana International Airport” – Tiranë;
  • Arben Karafili 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stacionit, pranë kompanisë së Sigurisë “ICTS Albania”, shoqëria e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas;
  • Fadil Jonuzaj 47 vjeç,  banues në Tiranë, me detyrë Agjent Sigurie, pranë kompanisë së Sigurisë “ICTS Albania”, shoqëria e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas;
  • Bledar Blloshmi 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Agjent Sigurie, pranë kompanisë së Sigurisë “ICTS Albania”, shoqëria e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas;
  • Kujtim Picari 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Agjent i Sigurisë pranë Bankës “Raiffeisen Bank”, Tiranë.

Policia lokale sqaron se ndalimi i këtyre shtetasve është bërë në zbatim të urdhrave të ndalimit të lëshuar nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

“Pas veprimeve të para hetimore është konstatuar  se shtetasit e mësipërm kanë kryer një sërë shkeljesh gjatë ushtrimit të detyrës që ata kanë pasur në lidhje me sigurinë e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” – Tiranë, si dhe vlerave monetare, ku më datë 30.06.2016, nga persona të paidentifikuar është vjedhur një sasi monetare në valutë.

Gjithashtu, nga ana e Specialistëve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, si dhe zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet më tej.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

(22:16)Grabitja në aeroport, pranga 5 drejtuesve të kompanisë së sigurimit

Me urdhër të Prokurorisë së Krujës janë firmosur mbrëmjen e sotme 5 urdhër ndalimi, që dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur mesditën e 30 qershorit në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”. Urdhër ndalimi është dhënë për drejtues të Kompanisë së Sigurimit të Rinasit, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyr. Masa e ndalimit është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë mbrëmjen e së Premtes (1 korrik).

“Prokuroria e Krujës ka urdhëruar ndalimin e disa drejtuesve dhe punonjësve të kompanisë private të sigurisë së aeroportit të Rinasit, në vijim të hetimeve të nisura për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në pistën e fluturimeve, ngjarje e ndodhur të Enjten, në datë 30.06.2016. Prokuroria e Krujës ka nisur menjëherë hetimet mbi ngjarjen dhe në bazë të veprimeve të deritanishme se, drejtues dhe punonjës të kompanisë së sigurimit “ICTS” dyshohet se kanë shpërdorur detyrën, duke krijuar mundësinë që tre persona të armatosur të realizojnë vjedhjen e parave në mjetin që transportonte vlerat monetare në drejtim të bordit të një avioni. Prokuroria e Krujës ka krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e ndaluar nuk kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar qarkullimin e vlerave monetare në ambjentet e brendshme të aeroportit të Rinasit”, sqaron Prokuroria.

Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria e Krujës, e cila po heton mbi veprimet e personelit të sigurimit, dyshon se kanë shpërdoruar detyrën dhe ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit, si më poshtë:

1. Arben Karafili, Drejtor Operacional i kompanisë “ICTS”

2. Bledar Blloshi, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)

3. Fadil Jonuzaj, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)

4. Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë

5. Vangjel Nikolla, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit.

Urdhërat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë mbrëmjen e së Premtes (dt. 01.07.2016).

Ndërkohë, hetimi për vjedhjen po kryhet nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?