Arrestime masive në Sarandë, policë, zyrtarë, biznesmenë…

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në Sarandë dhe Ksamil, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës ndaj efektivëve të policisë, zyrtarëve vendorë dhe biznesmenëve të dyshuar për shkelje që lidhen me ndërtimet pa leje.

Sipas burimeve paraprake, masat e sigurisë janë lëshuar për dhjetëra persona, mes tyre punonjës të Komisariatit të Policisë Sarandë, përfaqësues të pushtetit vendor, si edhe ndërtues e biznesmenë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme në zonat bregdetare.

Operacioni po zhvillohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, ndërsa kontrollet po vijojnë në banesa dhe ambiente të tjera për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në këto momente raportohet se janë ekzekutuar të paktën dy urdhër-arreste – një ndaj një efektivi policie dhe një tjetër ndaj një biznesmeni. Identitetet e tyre ende nuk janë bërë publike nga autoritetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga hetimi bëjnë me dije se procedimi lidhet me dyshime për favorizime, mosveprim institucional dhe përfshirje në skema që mund të kenë lejuar ose mbështetur ndërtime pa leje në zona turistike të jugut të vendit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar të plotë mbi numrin e personave të përfshirë, akuzat konkrete apo masat e sigurisë të caktuara për secilin rast.

Operacioni pritet të vijojë edhe në orët në vijim, ndërsa priten detaje të reja nga organet ligjzbatuese dhe prokuroria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?