ARRESTIMET E PARA PËR AKSIONIN E HIDROKARBUREVE, JA EMRAT

 

Katër persona kanë rënë në pranga, për fshehje të të ardhurave të tregtisë së hidrokarbureve. Armand Gremi, Andrea Tomori, Mihallaq Bubullima dhe Vezir Çepele janë arrestuar nga policia, pas kontrollit në subjektet e tyre.

Në shkelje janë gjetur rreth 9 subjekte, pronarët e dy prej të cilave janë në kërkim.

Ditë më parë, aksioni për të gjetur abuzuesit me cilësinë e naftës, u shpall nga kryeministri Rama. Ai deklaroi se operacioni do të vazhdonte në të gjithë vendin, që nga rafineritë e naftës, pikat me pakicë, e deri në pikat kufitare.

SHKARKO APP