Arrestimet e SPAK, Niko Peleshi tregon nëse do të ketë zgjedhje në 11 maj

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi ka folur mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri dhe arrestimet e fundi të eksponentëve politikë me urdhër të SPAK. Peleshi tha në një intervistë nga Korça se pavarësisht situatës politike dhe arrestimeve të SPAK, zgjedhjet e 11 majit do të mbahen në datën e caktuar, pa u ndryshuar asgjë. ”Asgjë nuk mund të cënojë datën e zgjedhjeve, pra zgjedhjet janë në 11 Maj, ftoj gjithë shqiptarët kudo që ndodhen këtu apo në diasporë, të votojnë, padyshim Partia Socialiste është për të votuar dhe vazhduar programin ambicioz qeverisës”, tha mes të tjerash Peleshi.

-A do të votojnë emigrantët që nuk kanë kartë apo pasaportë shqiptare?

Jo, me ndryshimet e kodit, nuk është parashikuar diçka e tillë, opozita e ka ngritur këtë çështje, por ne nuk jemi kundër votës së çdo shqiptari kudo që ndodhen, një pjesë e vogël 7-8% rezultojnë të jenë të papajisur me dokument biometrik shqiptar, është pa mundur të identifikohet një kartë identiteti dhe të shërbejë si mjet ID për të votuar në Shqipëri. Për shkak se KQZ nuk ka gjithë databazën e gjendjes civile në të gjithë botën, pra për këtë arsye kjo ishte e pamundur.

-Po sa i përket regjistrimit të partive, koalicioneve zgjedhore?

Unë fola për kohën në dispozicion për postën por ajo kohë krijohet nga afrimi i afatit për depozitimin e listës së kandidatëve, nga 50 ditë para zgjedhjeve tani është bërë 60 ditë para zgjedhjeve, partitë politike duhet të depozitojnë listën e kandidatëve për deputet, pra deri në 12 Mars.

-Nisur nga situata politike, a do të ketë zgjedhje në 11 Maj?

Është totalisht spekulative të lidhësh ngjarjet me zgjedhjet, ato janë procesi kulmor demokracisë funksionale, demokracisë në veprim në një vend. Asgjë nuk mund të cënojë datën e zgjedhjeve, pra zgjedhjet janë në 11 Maj, ftoj gjithë shqiptarët kudo që ndodhen këtu apo në diasporë, të votojnë, padyshim Partia Socialiste është për të votuar dhe vazhduar programin ambicioz qeverisës.

SHKARKO APP