Arrestimi i Henri Çilit, Eni Vasili: Qesharake dhe e nxituar, mund të hetohet në gjendje të lirë

Gazetarja e njohur, Eni Vasili ka reaguar në lidhje me ndalimin e kolegut të saj, Henri Çilit. Ajo thotë se me aq sa e njeh Henrin e ka të pamundur që të besojë që ai është përfshirë në të tilla çështje dhe me bindje thotë që nuk ka asnjë lidhje me to.

Sipas Vasilit, arrestimi i tij po marketohet si fryt i reformës në drejtësi dhe kjo është diçka qesharake për analistët. Më tej në fjalën e saj, Eni Vasili thekson se Henri Çili nuk është një njeri me rrezikshmeri shoqërore, por një njeri i fjalës dhe akademizmit. Sipas saj ai mund të hetohet edhe në gjendje të lirë.

“Henri është një koleg dhe bashkëpuntor i çmuar dhe jam e prirur të besoj që ai vetë ndodhet në mes të njē keqkuptimi të madh. Sigurisht akuzat janë të rēnda por me aq sa e njoh Henrin e kam të pamundur të besoj që ai është përfshirë në të tilla cështje dhe kam bindjen që ai nuk ka asnjë lidhje me to. Jam e prirur t’i besoj deklaratës që ai vetë ka bërë se nuk ka asnjë lidhje me akuzat. Ajo që më bën përshtypje është që arrestimi i tij po marketohet si fryt i reformës në drejtësi. Kjo me duket qesharake dhe e nxituar. Nëse reforma është bërë për të arrestuar analistët mendoj se jemi larg asaj që të gjithe kemi shpresuar nga ky investim i madh. Henri Çili nuk është nje njeri me rrezikshmeri shoqërore, por nje njeri i fjales dhe akademizmit , ndaj mendoj që mund të hetohet edhe ne gjëndje të lire”,- shprehet Eni Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?