Arrestimi i Kokës, Erisa Xhixho: Asnjë kompromis për ata që kanë abuzuar me ligjin
Aktualitet E Martë, 14 Dhjetor 2021 15:34
Deputetja dhe nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar pas arrestimit të Lefter Kokës me kërkesë të SPAK-ut, pas denoncimeve nga kjo forcë politike. Ajo shkruan se nuk ka kompromis prë ata që kanë abuzuar me ligjin.
”Asnjë kompromis, lufta kundër korrupsionit dhe ndëshkimi ligjor i kujtdo që ka abuzuar dhe që ka shkelur ligjin, prioriteti i LSI-së. SPAK-u para provës për të dëshmuar integritet dhe paanësi në zbatimin e ligjit”.