Arrestimi i Mark Frrokut, Gjykata e Lartë cakton trupën gjykuese

 

Gjykata e Lartë përcaktoi sot trupin gjykues që do të vendosë masën e sigurisë ndaj deputit Mark Frroku. Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët Ardian Nuni, Edmond Islamaj,  Guxim Zenelaj, Tom Ndreca, ndërsa Artan Broci është relator i çështjes së deputetit Mark Frroku

Pesëshja gjykuese do të caktojë një masë të re sigurie tashmë mbi akuza që vijnë jo vetëm nga drejtësia belge, për të cilat Kuvendi dha autorizmin për arrestimin e tij, por edhe akuza të reja nga drejtësia shqiptare që kanë të bëjnë me fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë, deklarim të rremë të pasurisë si dhe pastrim parash.

Akt-akuza nga drejtësia belge thekson se Mark Frroku ka qënë i përfshirë në aktivitete të paligjshme edhe në Holandë ku është dënuar me tre vite burg për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe dhe Itali ku është hetuar për përfshirje në një rrjet prostitucioni.

Policia ekzekutoi dje urdhërndalimin e Frrokut pak kohë pasi Kuvendi i dha autorizimin duke e votuar me 113 vota pro.

SHKARKO APP