Arrestimi i Mark Frrokut VIDEO

Ja momentet e arrestimit të deputetit Mark Frrokut i cili është arrestuar nga policia ndërkohë që deputeti tjetër Tom Doshi ndodhet në policinë e Tiranës.
Policia e Tiranës në bashkëpunim me forcat Shqiponja ka arrestuar sot rreth orës 16:33deputetin Mark Frroku brenda biznesit të tij, ndërkohë që ka shkuar në policinë e Tiranës edhe deputeti tjetër Tom Doshi.

Arrestimi i Frrokut është bërë menjëherë pas miratimit të vendimit të Kuvendit për heqjen e mandatit të dy deputetëve si dhe çeljen e procedurave për veprimet e policisë dhe të prokurorisë në lidhje me hetimin e çështjes. Policia ka mbërritur edhe në shtëpinë e Tom Doshit ku prej disa minutash është duke ushtruar një kontroll në banesën e këtij të fundit ashtu sikurse kishte kërkuar edhe prokuroria më parë.

VIDEO

SHKARKO APP