Arrestohen 4 drejtues mjetesh, procedohen penalisht 3 të tjerë

Policia Rrugore e Vlorës ka arrestuar 4 drejtues automjetesh dhe ka nisur procedimin penal për 3 të tjerëve.  Shkak për këtë ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesve të automjeteve. Përkatësisht janë arrestuar shtetasit Bektash Kalaj 40 vjeç,Theodhori Cini 18 vjeç, Zaho Ballano 51 vjeç dhe Pipi Lapa 56 vjeç. Janë duke u ndjeklur penalisht për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” shtetasit  Nikolla Xhezo 69 vjeç, Aristotel Kongjini  44 vjeç dhe Muhamet Qerimi 48 vjeç. Ky operacion i 24 orëve  të fundit  është kryer në kuadër të parandalimit dhe shmangies së aksidenteve rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?