Arrestohen 4 të rinj nga Hasi dhe një nga Vloraa

5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Kukësit për trafik të lëndëve narkotike.

Gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Hijet e natës”, Specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë  Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë në afërsi të spitalit të Kukësit  katër të rinj nga Hasi dhe një 17 vjeçar nga Vlora pasi në mjetin e tyre tip “Toyota” me targa AA 786 CD, iu gjetën dhe sekuestruan rreth 3 kg  lëndë narkotike e dyshuar kanabis të cilën po tentonin ta shisnin.

Droga sipas policisë ishte e futur në një valixhe. Krahas lëndës narkotike, policia  bllokoi dhe  mjetin që mësohet se ishte në pronësi të Hasan Jupës.

Materialet për veprime të mëtejshme  në ngarkim të të arrestuarve i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike, në bashkëpunim” .

 Personat e arrestuar:

1-Shkumbin Muslikaj,  19 vjeç ,  banues në fshatin Branog- Has.

2-Hasan Jupa, 18 vjeç, banues në fshatin Gajrep- Has.

3- Alban Shuti, 20 vjeç, banues në fshatin Bregov-Has.

4-R.J, 17 vjeç, lindur dhe  banues në fshatin Velcë, Vlorë.

5-Imerli Muslika, 34 vjeç, banues në fshatin Branog- Has.

SHKARKO APP