Arrestohen babë e bir, qëlluan me armë
Aktualitet E Premte, 30 Prill 2021 05:39
Babë e bir në Krujë kanë qëlluar me automatik derën e shtëpisë së një 53-vjeçari dhe janë larguar me shpejtësi.
Por policia i ka identifikuar dhe i ka vënë prangat babait, Sabah Brama dhe ka shpallur në kërkim të birin.
Nga kontrolli që u ushtrua në shtëpinë e Bramës u gjetën 2 kg bimë narkotike, kanabis.Tashmë ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe trafik bimësh narkotikësh.
47-vjeçari rezulton me precedentë penalë të mëparshëm.
KOHA JONË SONDAZH

