Arrestohen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku (FOTO-VIDEO)

 

Tom Doshi dhe Mark Frroku janë ndaluar nga policia, pak orë pas heqjes së mandatit nga Parlamenti. Mark Frroku është arrestuar rreth orës 16:00. Lajmi është konfirmuar nga avokati i Mark Frrokut. Frroku është arrestuar në lokalin e tij në zonën e Kombinatit.  

Pas arrestimit të Frrokut, forca të policia  kanë shkuar dhe në banesën e deputetit Tom Doshi, të cilin e kanë arrestuar. Vendimi i policisë është marrë pas urdhërit të Prokurorisë e cila ka kërkuar arrestim në flagrancë ndaj dy deputetëve që ju hoq mandati.

Raportohet se gjatë momentit të parë të mbërritjes së policisë në banesën e Doshit në zonën e “Porcelanit”, Doshi nuk ka pranuar të hap dyert e banesës. Por më pas është arrestuar. Bodigardet e Doshit kanë kërkuar largimin e mediave nga oborri i banesës për të mos filmuar momentin e daljes me pranga. Policia ushtroi dhe kontroll të banesës. Pas arrestimit të dy deputetët janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. 

Avokati i Tom Doshit tha se do të paraqitet kërkesë në Gjykatën e Lartë kërkesë për të shpallur të paligjshëm urdhrin e ndalimit. Ai tha se nuk ka pasur asnjë urdhër prokurorie gjatë operacionit të policisë në banesën e Tom Doshit. Avokati Vladimir Mece tha se nuk është arrestim, por urdhër ndalimi nga ana e Prokurorisë.

VIDEO

Lajme të tjera për këtë ngjarje:

Pamjet e Doshi dhe Frrokut në bug

Statusi në Facebook i Tom Doshin pak para arrestimit  

Arrestimi i Doshit e Frrokut, Vasili: Autoritetet kryen detyrën

Frroku: Do të fitoj betejën ligjore, sulmi është politik 

Avokati i Doshit: Padi Metës dhe Brahos

Kuvendi heq imunitetin e deputetëve. Të gjitha debatet PS-PD

SHKARKO APP