Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim për mashtrim dhe kultivim narkotikësh

Policia gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh dhe mashtrim.

Është arrestuar shtetasi L. U., 34 vjeç, të cilit i është caktuar masa “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Po ashtu, është vënë nën pranga shtetasi me inicialet B. H., 36 vjeç, i cili me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasi V.B., banues në Shijak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë/ Durrës

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin L. U., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ndaluan shtetasin B. H., 36 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit V. B., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit L. U., dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Mashtrimi”, në ngarkim të shtetasit B. H.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?