FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohen dy persona në Krujë, ja për çfarë akuzohen

Ndalohen dy shtetas në kërkim kombëtar për veprën penale të vjedhjes dhe kultivim të bimëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ditën e sotme kanë bërë të mundur ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht:

G.K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në ngarkim të tij ka caktuar masën “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”e kryer në bashkëpunim.

Swiss Digital Desktop Reklama

N.A., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale” Vjedhja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?