Arrestohen për vepra të ndryshme penale 3 persona në Korçë dhe Pogradec

Policia e Korçës bën të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Ç., 25 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Ai ka përdorur një kartëmonedhë 2000 lekë të dyshuar si të falsifikuar, për blerjen e një produkti në dyqanin e shtetases H. Sh., në qytetin e Maliqit.

Ndërkohë në Kolonjë u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit S. S., 46 vjeç, banues në Ersekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në bllokun nr. 5, iu gjet dhe sekuestrua 1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Podradec u arrestua në flagrancë të shtetasit M. B., 20 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi ky shtetas u kap në lagjen nr. 1, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan” pa targa .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?