Arrestohen shefi i Interpol Tirana dhe një oficere për dosjen e deputetit Mark Frroku

 

Mesohet se jane arrestuar ne oret e vona te nates ( 23.35) dy oficerë te larte te Interpol Tirana nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit. Te dy jane drejtues te larte dhe jane arrestuar per shperdorim detyre. Kane qene SHKB e Ministrise se Brendshme qe ka bere ndalimin e tyre. Emrat e ndaluar jane Artan Bajraktari, shefi i Interpol Tirana dhe nje oficere Loreta Alla. Kishin dy muaj qe ishin nen hetim ndonese hetonin te tjeret. Ata jane ndaluar pasi qe ne janar 2015 kishte mberritur nga Belgjika kerkesa per Mark Frrokun porse nuk kane njoftuar drejtuesit me te larte te policise, duke e fshehur informacionin zyrtar. Deputeti Mark Frroku ishte qe ne janar 2015 ne kerkim nga Belgjika. 

 

SHKARKO APP