Arrestohen skafistët e gomones me 165 kg kanabis

Policia italiane informon se autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Policinë Financiare Italiane me bazë detare në Shqipëri kanë arrestuar në brigjet shqiptare 2 skafistët me origjinë nga Vlora, Hermal Hameti 28 vjeç e Elidon Beluli 42 vjeç, që një ditë më parë në bordin e një gomone po transportonin rreth 165 kg marijuanë drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Lajmin e arrestimit e konfirmoi dhe policia e Vlorës. Teksa Hermal Hameti dhe Elidon Beluli janë arrestuar mbrëmë pranë ishullit të Sazanit.

Helikopteri identifikoi gomonen 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë helikopteri gjerman i tipit “Super Puma”,  i Operacionit evropian “Triton 2016” që patrullonte në ujërat e Adriatikut, i cili ka individualizuar një  gomone të gjatë 6 metra e cila po lundronte në ujërat ndërkombëtare mes Shqipërisë e Italisë me drejtim brigjet italiane, rreth 40 km larg Bridizit e me një ngarkesë të dyshimtë në thasë të mëdhenj në bord.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndjekja e gomones, braktisja e droges në det dhe kthimi në Shqipëri 

Menjëherë është aktivizuar roja bregdetare italiane e qytetit të Barit e të Tarantos si dhe Policia financiare, që janë vënë në ndjekje të gomones. Skafistët pasi kanë nuhatur praninë e policisë italiane kanë braktisur në det ngarkesën e kanë ndryshuar drejtim duke u larguar drejt brigjeve shqiptare.

Sekuestrimi thaseve me droge

Policia italiane ka sekuestruar  në det 165 kg marijuanë e ambalazhuar në thasë plastik për ta mbrojtur kundër ujit.

Menjëherë janë lajmëruar autoritet shqiptare mbi ngjarjen e informacionet e sotme konfirmojnë se policia shqiptare ka mundur të arrestoj dy skafistë shqiptarë me origjinë nga Vlora Hermal Hameti e Elidon Beluli. Arrestimi i tyre u bë i mundur nga baza detare e Policisë Financiare italiane në Shqipëri në bashkëpunim me dy anije shqiptare. Gomonia e skafistëve është vënë nën sekuestrimin e autoriteteve shqiptare.

Nga droga mund te perfitohej 1. 5 milione euro 

Autoritet italiane konfirmojnë se është individualizuar në Shqipëri grupi trafikues i lëndës narkotike që operonte në Shqipëri si dhe personat që do të merrnin në dorëzim ngarkesën e drogës në Itali. Lënda narkotike do t’i sillte kësaj organizate trafikantësh një përftim prej 1 milion e gjysmë euro.

foto_marijuana

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?