Arrestohen tatimorët në Lezhë
Janë ndaluar katër inspektorë të Tatimeve në qytetin e Lezhës, ndërsa një shtetase po proçedohet në gjendje të lirë.
Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomiko – Financiar, në Drejtorinë e Policisë Lezhë, në sajë të operacionit të Koduar “Thunder ” , ditën e sotme bënë ndalimin si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim të shtetasve:
Alma Hasanaj , 30 – vjeçe, banuese në Kurbin, me detyrë Inspektore pranë Drejtorise së Hetimit Tatimore Shkoder.
Nikoll Kalaj , 51- vjeç, banues në Kurbin, me detyrë Inspektor Vlerësimi pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë.
Nikolin Radovani 52 – vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor Shkodër.
Ndërsa 25 – vjeçari, Armando Gjokaj, banues në Lezhë, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë, u arrestua gjatë orëve të pasdites.
Në gjendje të lirë, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave, E.P. 37- vjeçe, banuese në Lezhë, e cila ushtron aktivitet privat tregtim artikujsh të ndryshëm.
KOHA JONË SONDAZH

