Arrestohet 31-vjeçari i dënuar më parë për pengmarrje, lëvizte i armatosur

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia Korçës pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri në qytet.

Policia njofton se shtetasi me inicialet K. M., u lokalizua në lagjen nr. 7, të qytetit. Gjatë kontrollit  në mjetin “BMW X5”, 31-vjeçarit iu gjet një pistoletë  “Beretta”, me 5 fishekë , të cilat i posedonte pa leje.

31-vjeçari rezulton të jetë një emër i skeduar i policisë pasi rezulton të jetë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?