Arrestohet 33-vjeçari i dënuar me 18 vjet burg për një vrasje në Greqi

Një 33-vjeçar i dënuar me 18 vjet burg është kapur nga policia e Tiranës. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Vladimir Baku, 33 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar për vrasje.

“Për këtë shtetas, Prokuroria Elbasan ka filluar procedimin penal të datës 11.07.06 si i dyshuari kryesor ne vrasjen e shtetasit Florenc Zhguni, ndodhur më datë 19.06.2006 në Selanik, Greqi.  Prokuroria Elbasan me vendimin penal të datës 14.04.09 të Gjykatës së Rrethit Elbasan, ku e ka dënuar me 18 vjet burg per Veprën Penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga Neni 76 i Kodit Penal”

Shtetasi Vladimir Baku i’u dorezua punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?