Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, kapet me armë zjarri dhe municion në automjet

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion në automjet.

Policia bëri me dije se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Gjurma”, të organizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë kishin siguruar informacion në rrugë operative se një person po lëvizte i armatosur në kryeqytet. Pas organizimit të operacionit, automjeti i drejtuar nga 38-vjeçari me iniciale D. K., banues në Durrës, u lokalizua dhe u ndalua në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, efektivët gjetën në çantën marsup të drejtuesit një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, poshtë sediljes së shoferit u zbuluan edhe 23 fishekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 38-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?