Arrestohet 38-vjeçari, u kap me 5 metër kub dru kontrabandë në kamion

Goditet një tjetër rast i “Prerjes së paligjshme të pyjeve”. Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin Ndue Thepi, 38 vjeç, banues në Shkodër.

38-vjeçari u kap në fragrancë duke transportuar 5 metër kub lëndë drusore me kamionin me targë TR 742 ID dhe pa dokumentacionin përkatës në rrugën e Prekalit, Shkodër.

Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?