Arrestohet 44-vjeçari, kreu veprime të turpshme me 16-vjeçaren
Duket se nuk kanë të ndalur rastet e ngacmimeve seksuale dhe abuzimet me të miturat në vendin tonë. Rasti i radhës vjen nga Përmeti, ku pre veprave të turpshme ka rënë një 16vjeçare me inicialet J.S.
Mbrëmjen e djeshme shtetasi Adriatik Gele, 44 vjeç, i ka bërë pritë të miturës duke tentuar më pas ta prekë në vendet intime.
Adoleshentja mundi të largohet nga vendngjarja dhe më pas zgjodhi të mos heshtë duke denoncuar 44-vjeçarin në polici, çka bëri të mundur arrestimin e tij pak pas mesnate.
Materialet ndaj shtetasit të ndaluar iu referuan Prokurorisë së Përmetit për veprime të mëtejshme.