Arrestohet 47-vjeçari në Kavajë, shkoi me kallashnikov për të vrarë të rinjtë që i dhunuan nipin
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Kavajë. Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi u kap i armatosur dhe dyshohet se po shkonte drejt një hoteli në Malin e Robit, në Golem, për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin e tij 18-vjeçar.
Sipas Policisë, 18-vjeçari G. N., i cili punonte si kamerier në hotel, ishte dhunuar nga katër persona. Shkak dyshohet se ka qenë pagesa për punën e kryer.
I riu ndodhet në Spitalin e Kavajës, nën kujdesin e mjekëve.
Për dhunimin e 18-vjeçarit janë arrestuar F. H., 28 vjeç, dhe E. D., 20 vjeç. A. F., 36 vjeç, është shpallur në kërkim, ndërsa M. M., 36 vjeç, po hetohet në gjendje të lirë.
Ndërkohë, është arrestuar edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, M. N., 47 vjeç, i cili u kap me armën dhe municionet në makinë.
Policia ka konstatuar gjithashtu se pas konfliktit, në hotel ishin hequr kamerat e sigurisë. DVR-ja ishte marrë dhe kabllot e kamerave ishin prerë.
KOHA JONË SONDAZH

