Arrestohet 50-vjeçari në Vlorë, u kap me kanabis

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në banesën e shtetasit Dritan Çunaj, 50 vjeç janë gjetur dhe sekuestruar 1 kg lëndë narkotike kanabis, një shumë parash dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI:

Swiss Digital Mobile Reklama

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Sekuestrohen 1 kg kanabis, një shumë parash dhe 1 aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-D. Ç., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën ky shtetas dyshohet se do ta shpërndante në doza, në qytetin e Vlorës, kryesisht në lokalet e natës. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?