Arrestohet 74 vjeçari, kryente vepra të turpshme në Vlorë
Një 74 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vepra të turpshëm është vënë në pranga të policisë së Vlorës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë Kristo Çekrezi, 74 vjeç, banues në Vlorë ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme”.
74 vjeçari ishte dënuar dy vite burg për këtë vepër penale. Ndërkohë që në Sarandë është kryer një tjetër arrestim për një tjetër vepër penale.
Policia bën me dije se Brikel Sulo, 28 vjeç, banues në Sarandë është pasi ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, për të cilën është dënuar me 10 ditë burg.
KOHA JONË SONDAZH

