Arrestohet autori i vrasjes, në varrezat e Sharrës

Autori i vrasjes së punëtorit të varreve pasditen e 22 dhjetorit 2014 është vënë në pranga gjatë mëngjesit të sotëm. Policia njofton mni prangosjen e Ergert Tafës, 25 vjeç.   Një konfklikt i vjetër ka çuar në vrasje mes krushqish në Sharrë të Tiranës. Altin Çullhaj 38-vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga shtetasi Egerin Tafa 25 vjeç në varrin, që po hapte pasi punonte si varrmihës. Debati për hapjen e varrit ka shërbyer thjesht si pretekst për të nisur konfliktin mes tyre, sipas dëshmive që kanë dhënë të afërmit e familjes së viktimës dhe  banorë të zonës, pasi dy familjet e Altin Çullhajt dhe Egerin Tafës kishin një konflikt të vjetër sikurse thonë se kishin dhe një lidhje krushqie. Dy ditë më parë, 25-vjeçari Tafa ka nisur një konflikt verbal me 38-vjeçarin Çullhaj për zgjerimin e varrit. Debati është përshkallëzuar më pas deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Egerin Tafa ka marrë armën e zjarrit në banesë dhe ka qëlluar punojësin e varrezave disa herë,duke e lënë të vdekur në vend. 

SHKARKO APP