Arrestohet autori që përplasi nënën që shpëtoi fëmijët e saj(Video)

Për të shpëtuar fëmijët e saj, nëna heroine ka sakrifikuar jetën. Ngjarja e cila tronditi opinion publik, pasi në media sociale qarkullon video ku shihet qartë se si nëna përplaset me makinën, e ku shoferi nuk u ndal edhe pse e tërhoqi zvarrë. Sipas burimeve të policisë, bëhet me dije se është arrestuar autori i dyshuar që përplasi për vdekje me makinë nënën dhe dy fëmijët e saj. Drejtuesi i mjetit tip Benz, Andrea Memollari, 20 vjeç u largua pasi përplasi nënën dhe fëmijët e saj.

Fatkeqësisht, gruaja ndërroi jetë në spital, kurse dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Menollari është arratisur pas aksidentit me vdekje ndërsa policia thotë se është vënë në ndjekje të tij.

Por kush është nëna heroinë, e cila ishte duke kaluar rrugën së bashku me dy fëmijët e saj. Ajo është Dhurata Doku Prifti, një sportiste e njohur e klubit “Studenti”. Dhurata Doku Prifti është e njohur dhe vetëm pak javë më parë zuri vendin e tretë në Kampionatin Shqiptar të Qitjes. Në 26 prill 2016 ajo mori medalje ne bronzit në disiplinën e qitjes me pushkë për femra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot ajo u bë heroinë, ishte duke kaluar rrugën kur një “Mercedez Benz” me shpejtësi i vjen përballë. E gjendur në këtë situatë, nëna 37-vjeçare ka shtyrë dy fëmijët e saj e i ka dalë makinës para. Benzi e ka përplasur atë dhe më pas e ka shtypur. Fëmijët shpëtuan, shoferi iku me shpejtësi, duke humbur gjurmët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhjetëra dëshmitarë i kanë bërë shenjë shoferit të ndalojë, por ai ka vazhduar rrugën e tij me të shpejtë duke humbur gjurmët. Edhe pse policia mori dëshmi e pamjet e aksidentit të rëndë ende nuk ka mundur që ta arrestojë atë. Nëna dhe dy fëmijët janë dërguar në spital nga dëshmitarët. Por fatkeqësisht gruaja 37-vjeçare nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak. Fëmijët fatmirësisht kanë shpëtuar.

Report TV - Pamjet e tmerrshme te aksidentit ne Tirane ne rrugen Jordan Misja

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?