Arrestohet avokati në Durrës, “sms” kërcënuese gazetarit Sokol Balla

Një avokat nga Durrësi u arrestua ditën e sotme nën akuzë për një “sms” kërcënuese që kishte nisur ndaj një gazetari. Avokati Ilir Malindi, 62 vjeç,  u vu në pranga pas denoncimit të gazetarit, Sokol Balla, i cili i paraqiti prokurorisë edhe mesazhet që i kishin ardhur nga avokati në fjalë dhe ku kishte nota shantazhi e kërcënimi. Sokol Balla u pwrfshi kohët e fundit në një skandal, pas një videoje që qarkulloi ditët e fudnit në internet. Aktualisht me zbardhjen e  ngjarjes po merret prokuroria e Durrësit, dhe mësohet se zanafilla e kërcënimit nisi gjatë një programi televiziv. Por mbetet ende e paqartë se pse kërcënimi i avokatit Malindi vjen në një moment të tillë kur gazetari Sokol Balla, sapo u përfshi në skandalin e videos dhe ende nuk ka sqaruar të vërtetën.

SHKARKO APP