Arrestohet biznesmeni për drogë, vajza e zhdukur nga Tirana balerinë në Durrës
Lokalet e natës në qytetin bregdetar të Durrësit kanë qenë në fokus të një aksioni të ndërmarrë së fundi nga policia e qytetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Tatimeve dhe Inspektoriatin e Shëndetit Publik.
Gjatë mbrëmjes së të premtes deri në orët e para të mëngjesit të sotëm janë ushtruar kontrolle në akset rrugore kryesore/dytësore, në lokale të ndryshme dhe kryesisht në lokalet e natës, tallava, me qëllim ndëshkimin e shkelësve të ligjit, sekuestrimin e sendeve të paligjshme, armëmbajtje pa leje, drogë, kapjen e personave në kërkim dhe me preçedentë penalë, ushtrimin e aktivitetit ekonomik në respektim të dispozitave ligjore me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Blutë bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në 6 lokale nate, ndaj të cilëve u mor masa e gjobës për shkelje të ligjit antiduhan në ambientet e brendshme. Po kështu janë shoqëruar 14 shtetas për verifikim, 6 prej tyre balerina.
“Njëra prej shtetaseve femra të shoqëruara gjatë verifikimeve rezultoi se ishte e shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa, konkretisht shtetësia B.M. 18 vjeçe, banues në Tiranë. Për veprime të mëtejshme iu dorëzua Efektivave të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë”.
Po kështu policia vuri në pranga shtetasin, Behar Fjolla, 28 vjeç, banues në Tiranë, pronar në një nga lokalet ku u ushtrua kontroll. raporton Oranews.
Shtetasit Fjolla, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Blutë bëjnë me dije se shtetasi i mësipërm është person me preçedentë penalë të mëparshëm, i proçeduar për veprën penale të përshtatjes së lokaleve për përdorim të lëndëve narkotike.
Policia e Durrësit informon se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përgjatë gjithë sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

