Arrestohet Bledar Muça, miku i Çapajve pasi aksidentoi policin e burgjeve

Policia e Shtetit ka arrestuar Bledar Muçën, si edhe një person tjetër pasi kanë aksidentuar një efektiv të policisë së burgjeve teksa po lëvizte me motorçikletë.

Sipas abc news arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues Bledar Muçën është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga Hekuran Pisha, ku për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Muça është miku i familjes Çapja në Elbasan dhe dy vite më parë ishte objektiv i një atentati bashkë me Florenc Çapjan. Të dy ata shpëtuan pa plagë, ndërsa u plagos një kalimtare. Për atë atentat, policia shpalli në kërkim dhe arrestoi më vonë Shkëlzen Hasanpapajn.

Elbasan/Inaformacion

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.M., 41 vjeç, dhe H.P.,43 vjeç, banues në Elbasan , arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B.M., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin H.P., si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

SHKARKO APP