Arrestohet bullgari i kërkuar për akte terroriste, dyshime se qëndron pas shpërthimeve në Tiranë

Një shtetas bullgar i shpallur në kërkim nga Interpol Sofia, me akuzën e kryerjes së akteve terroriste, është arrestuar paraditen e djeshme në Durrës.

Identiteti i shtetasit të huaj ende nuk është bërë i ditur nga Policia, megjithatë mësohet se ai është shoqëruar nga oficerët e Antiterrorit në Policinë e Tiranë, ku do të merret në pyetje edhe rreth ngjarjeve me eksploziv të ndodhura ditët e fundit.

Burime të rezervuara nga Policia thanë se paraprakisht ai është arrestuar si person në kërkim, por fakti që është person i dënuar dhe me precedentë penalë për akte terroriste, e bëjnë të dyshuar për ndonjë bashkëpunim të mundshë m me shtetas shqiptarë, për ngjarjet e ndodhura në Tiranë.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë për faktin që ai ndodhej në vendin tonë, ku kishte hyrë në mënyrë të jashtëligjshme prej disa ditësh dhe ende nuk dihet se me çfarë merrej në Tiranë dhe në Durrës.

Në deklarimet paraprake, shtetasi nga Bullgaria ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në ngjarjet e fundit, që janë klasifikuar si akte terroriste në kryeqytet.

Megjithatë, ai do të mbahet i izoluar, si person i arrestuar për llogari të Interpol Sofia, ndërsa do të hetohet për dyshimet që aktualisht ka ngritur Policia shqiptare për të. Oficerët e Antiterrorit dhe ata të Kërkimit, në bashkëpu nim me Interpol Tiranën, kanë nisur verifikimet për zbulimin e veprimeve që ai ka kryer gjatë qëndrimit në vendin tonë.

Ndërsa përmes oficerit të kontaktit u është kërkuar autoritetev e bullgare dosja e tij penale dhe detajet për ngjarjen e konsideru ara si akte terroriste, për të cilat ai ishte shpallur në kërkim. 

SHKARKO APP