Arrestohet Edmond Pelushi, shkaktoi aksidentin ku u plagos Çim Peka
Policia arrestoi Edmond Pelushin, si shkaktar të aksidentit ku humbi jetën Fleura Kola dhe mbeti i plagosur gazetari Çim Peka. Sipas policisë, Pelushi e ka goditur makinën e gazetarit Peka nga pas, pasi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi mbi normat e lejuara. Po kështu, rezulton se ai ishte nën efektin e alkoolit. Policia sqaroi se Pelushi e goditi makinën e gazetarit, në tentativë për ta parakaluar. Peka ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Përplasja ishte fatale për Fleura Kolën, vajzën e ish –ambasadorit tonë në Romë, Llesh Kola, mik i familjes Peka. Në këtë aksident mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.
KOHA JONË SONDAZH

