Arrestohet Edmond Pelushi, shkaktoi aksidentin ku u plagos Çim Peka dhe vdiq një vajzë

Policia arrestoi Edmond Pelushin, si shkaktar të aksidentit ku humbi jetën Fleura Kola dhe mbeti i plagosur gazetari Çim Peka. Sipas policisë, Pelushi, që udhëtonte me një Audi me targë AA 566 HB e ka goditur makinën e gazetarit Peka përballë, teksa po vinte me shpejtësi të madhe, në tentativë për të kryer një parakalim. Rezulton se ai ishte nën efektin e alkoolit. Përplasja kokë më kokë ka ndodhur në Mullet, në hyrje të autostradës Tiranë – Elbasan.

Peka, që ishte në drejtim të automjetit të tij, një Mercedes me targë AA 099 GB, po udhëtonte drejt Elbasanit, ndërsa 29 -vjeçarja Fleura Kola, vajza e ish -ambasadorit tonë në Romë, Llesh Kola, mik i familjes Peka, ishte pasagjere në vendin e parë. Bashkë me disa miq te tjerë ata kishin vendosur ta mblidheshin për të festuar 40 -vjetorin e lindjes së Pekës. Automjeti që i goditi po udhëtonte në drejtim të Tiranës.

Lapsi.al mësoi se nga të dhënat e policisë, rezulton se makina e Pekës ishte me shpejtësi 20 kilometra në orë në momentin e goditjes, ndërsa ajo e Edmond Pelushit me mbi 100 kilometra në orë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e shpejtësisë së madhe të automjetit që shkaktoi aksidentin, makina ku gjendeshin Peka e Kola u përmbys. Vajza 29 -vjeçare mbeti e bllokuar dhe për ta nxjerrë u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Gjatë transportimit për në spital, ajo nuk mundi t'u rezistojë plagëve të shumta. Ndërsa gazetari Peka pësoi disa dëmtime në këmbë. Ai iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?